Ndryshimi i shumëpritur po vjen më 12 prill

Afan Elezi

Rinia intelektuale nuk e lejon që të qeveriset ashtu siç jemi qeverisur deri tani, e as që do lejojmë të na devijojnë nga rruga për ndryshim.
Të rinjtë e sodit janë të gjithë intelektual, të mundohesh ti devijosh nga rrugëtimi i tyre për ndryshim, duke u thënë se qeverisja gati se 20 vjeçare nga ju që pa fije turpi gënjeni dhe përdorni vazhdimisht gënjeshtrën ‘u tha, u bë’ është qeverisje me vlerë, atëherë problemi është shumë serioz, sepse ti besosh gënjeshtrës tënde nuk është ves, por sëmundje.

Të dashur qytetarë, un e kam thënë shpesh dhe po e them përsëri, ndryshimi tashmë ka filluar. Ndryshimi i shumëpritur po vjen, e kjo më së miri do të shihet me 12 prill. Andaj, ata të cilët mendojnë se duke shpifur, duke ofenduar, duke u munduar punët e pa-realizuara ti servojnë si të realizuara, të gjithë ata që janë pjesë e këtij skenari, qoftë me dije apo pa dije, le ta dijnë se e kanë gabim, pasi që nuk do ja arrinë qëllimit që ta ndalin ndryshimin e shumëpritur.

Besoj dhe jam shumë i bindur se kureshtja do jetë rruga nëpërmjet të cilës do mundet të vendosni se kush e meriton përkrahjen tuaj. Andaj, të dashura të reja, e të respektuar të rinj, ju lutem që të jeni më shumë #kureshtarë.