Ndotja e ajrit në nivel shqetësues, 75 fëmijë të hospitalizuar në klinikë

Aktualisht 75 fëmijë janë në spitalin Kozle dhe dhjetëra tjerë po trajtohen çdo ditë në ambulancë. Drejtori i Kozles, Andonovski, thotë se ky numër i fëmijëve është i zakonshëm për këtë periudhë. Ai nuk mund të konfirmojë nëse sëmundjet janë shkas i drejtpërdrejt nga ndotja e ajrit, por jep këshilla që prindërit duhet të bëjnë, kur ndotja bëhet alarmante.

Fëmijët me të vërtetë duhet të nxirren në ajër më të pastër, qoftë në mal, liqen. Ne nuk mund t’i mbajmë fëmijët në një kuti qelqi dhe t’i izolojmë plotësisht, megjithatë, përdorimi i vitaminave, rritja e konsumit të kalorive dhe mineraleve te këta fëmijë duhet të jetë më e denjë. Tani, për momentin, ne as nuk mund të themi me siguri se saktësisht ndotja është arsyeja e numrit në rritje me sëmundje të mushkërive – deklaroi Angelço Andonovski, Drejtor i ISHP “Kozle”.

Përqendrimet e larta në ajër, kanë efekte të dëmshme për shëndetin.

Veçanërisht grimcat PM10 shkaktojnë iritim kimik në mushkëri dhe shkaktojnë fillimisht iritim, ndërsa më vonë mund të shkaktojnë dëme. Grimcat PM2.5 janë ato grimca, që tejkalojnë pengesën e enëve të gjakut dhe prej tyre problemi është i shkallës së ndryshimit të enëve të gjakut, qofshin ato në tru, zemër apo kudo në trupin tonë – tha Angelço Andonovski, Drejtor i ISHP Kozle.

Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se ndotjen e ndjejnë çdo ditë.

“I ndotur? Mora një maskë me vete, por nuk mund ta mbajë. – Pse nuk mund ta mbani maskën? – Ashtu, nuk jam mësuar. – Si ndiheni kur ndotet ajri? – Digjet këtu, si flakë. Por çfarë të bëhet, nuk e di nëse ka ndonjë zgjidhje në Shkup”.

“Vetëm natyra mund ta pastrojë ajrin. Dhe mbi të gjitha, njerëzit janë shumë të ndyrë. Ata hedhin gjithçka që munden dhe kjo ndot ajrin”.

“Epo këtu në mushkëri, kam këlbazë. -Si e mbroni fëmijën tuaj, kur ajri është shumë i ndotur? Pak del jashtë, për të marrë pak ajër. – Dhe nëse është i ndotur? – Nëse është i ndotur, do të qëndrojë brenda. Të gjithë ashtu”.

Ajri sot ishte i ndotur në shumë qytete. Në Tetovë janë matur 50, PM2.5 grimca për metër kub, në Manastir 59 PM2.5 grimca, në Strumicë 96, PM10 grimca dhe në Shkup 76 PM10 grimca për metër kub, që është disa herë mbi të lejuarën./Alsat