Ndërpritet seanca e Kuvendit, nuk miratohet ndryshimi i numrit të komisioneve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të votojnë ndryshimin e rregullores së Kuvendit, konkretisht ndryshimin e numrit të komisioneve nga gjashtëmbëdhjetë në katërmbëdhjetë.

Kjo pasi nuk kanë marrë pjesë në votim 80 deputetë.

Ndërkohë, kryesia e Kuvendit do të mbaj mbledhjen e saj për të diskutuar për këtë çështje.