NBA/Nderohet legjenda Bryant, Embiid shënon 24 pikë me numrin 24

Derbi i Kalifornisë mes Lakers dhe Clippers duhej të ishte kryefjala e mbrëmjes në NBA, por, siç dihet, kjo përballje u shty për shkak të tragjedisë ku humbi jetën Kobe Bryant. Gjithsesi, sfidat e tjera të NBA-së u zhvilluan sipas programit.
Joel Embiid, që normalisht mban në fabellë numrin 21, vendosi të kishte numrin 24 në nderim të legjendës së NBA-së. Si për ironi të fatit, e mbylli takimin mes Philadelphia 76ers dhe Golden State Warriors, e fituar nga vendësit me rezultatin 115-104, me 24 pikë e 10 “rebound”, ndërsa për Warrios më i miri ishte D’Angelo Russell me 28 pikë.
Edhe në ndeshjen mes Cleveland Cavaliers dhe New Orleans Pelicans, e fituar nga miqtë 111-125, Larry Nance Jr. e kujtoi Kobe-n duke veshur (ndonëse jo gjatë gjithë takimit) fanellën me numër 24. Collin Sexton spikati për vendasit me 24 punti, ndërsa fjalën kryesore e tha Jrue Holiday me 28 pikë për Pelicans.
Dallas Mavericks u befasuan në shtëpi nga Phoenix Suns me rezultatin 104-133, me skuadrën nga Arizona që shpërtheu në periodën e tretë me plot 48 pikë. 21 pikë realizoi për teksanët Luka Doncic, por që nuk mjaftuan përballë Devin Booker dhe DeAndre Ayton, autorë të 32 dhe 31 pikëve.
Milwaukee Bucks dhuruan spektakël përballë Washington Wizards, duke fituar 151-131, teksa shënuar 88 pikë vetëm në dy periodat e para, pavarësisht se nuk kishin në përbërje Giannis Antetokounmpom. Shpërtheu në këtë sfidë me plot 51 pikë Khris Middleton (rekord i karrierës), ndërsa Eric Bledsoe shtoi 34 pikë të tjera. Për t’u veçar edhe paraqitja e jashtëzakonshme e Bradley Beal, që realizoi 47 pikë për Wizards.
Toronto Raptors shfrytëzuan saktësinë e Pascal Siakam dhe Serge Ibakas, të dy në kuotën e 24 pikëve, për të mposhtur Atlanta Hawks 130-114. Për miqtë bëri maksimumin me 28 pikë të shënuara John Collins, që gjithsesi nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Rezultatet:
New Orleans Hornets-New York Knicks 97-92
Philadelphia 76ers-Golden State Warriors 115-104
Cleveland Cavaliers-New Orleans Pelicans 111-125
Toronto Raptors-Atlanta Hawks 130-114
Miami Heat-Boston Celtics 101-109
Memphis Grizzlies-Denver Nuggets 104-96
Milwaukee Bucks-Washington Wizards 151-131
Dallas Mavericks-Phoenix Suns 104-133
Los Angeles Lakers-Los Angeles Clippers (e shtyrë)