MPJ: 23.000 shtetas të Maqedonisë në rajonet kritike në Itali

Rreth 23 mijë qytetarë, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut momentalisht gjenden në rajonet kritike në Itali (Lambardija, Veneto dhe Emilija-Romanja) ku është regjistruar virusi vdekjeprurës korona, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve nga ky diakster, deri në këtë moment nuk ka informacion për qytetarë të RMV-së të cilët janë të prekur nga ky virus.

Njëkohësisht, Ministria e Jashtme rekomandon masa kujdesi gjatë udhëtimit në rajonin e Lombardija, Veneto dhe Emilija Romanja, gjatë kësaj periudhe.