MPB: Për 6 ditë, 12 aksidente me pasoja të rënda

Porosia e autoriteteve që të mos festohet me armë, mjete piroteknike apo vozitje nën ndikim të alkoolit nuk u përfill nga të gjithë. Madje, shfrenimi i shoferëve në timon në periudhën e festave të fund vitit ka marrë jetë njerëzish. Nga Ministria e Brendshme informojnë se gjatë javës së fundit në gjithë vendin kanë ndodhur 12 aksidente trafiku me pasoja të rënda në njerëz, prej të cilave njëra me fatalitet.

Në periudhën 31 Dhjetor – 07 Janar janë regjistruar 11 aksidente komunikacioni me pasoja të rënda në njerëz dhe 1 aksident me pasojë vdekje. E fundit ishte mbrëmë në Strumicë ku një person humbi jetën. Nga këto 11 aksidente, tre kanë ndodhur në rajonin e Velesit, nga dy aksidente në Kumanovë, Shtip dhe Ohër, ndërsa nga një aksident ka ndodhur në Shkup dhe Tetovë”-tha Ministria Punëve të Brendshme.

Vozitja si në pistë garash po vazhdon akoma, kur rrugën në kryeqytet janë pothuajse të zbrazëta në këtë ditë feste.

Qytetarët, ankohen se një pjesë e shoferëve janë të pakujdesshëm.

“Të gjithë ishin të dehur, në vend kalimet e këmbësorëve askush nuk ndalej të priste për të kaluar qytetarët. Kjo është e tmerrshme, madje edhe fjaloseshin me njerëzit nëpër rrugë.”

“Sepse tani ka shumë automjete dhe semaforë, por nuk i respektojnë dhe ashtu ndodhin.”

“…Po gjithmonë vozitet kështu në Shkup, pa kujdese! Çdo i dyti ka patentë shoferi dhe mendoj se shpesh këto leje i blejnë më para.”

“Veturat vozisin shpejtë, këtu nuk vizë bardha nuk respektojnë rregullat. Këmbësorët kanë shumë frikë nga automjetet. Përdorimi i alkoolit ka ndikuar që të ketë ndeshje më tepër.”

“Mua më duket se tani për festa kanë vozitur më me kujdes, ishin më të mirë këtë vit. Por, se duhet kështu të jenë edhe gjatë gjithë vitit.”

Nga forcat e rendit thonë se në këtë raport javorë nuk janë përfshirë aksidentet më të vogla që kanë përfunduar vetëm me shkaktimin e dëmeve materiale, të cilat nuk janë edhe pak. Sipas MPB-së, uniformat blu kanë shqiptuar edhe masa të ndëshkimit për vozitësit që nuk kanë respektuar shenjat e trafikut, tejkalim të shpejtësisë dhe shoferët, të cilët kanë drejtuar makinat nën ndikim të alkoolit./Alsat