Morena pranë fëmijëve në Shqipëri: Nuk kam qarë kaq shumë që kur më vdiq mami

Morena Taraku me fjalë prekëse pranë fëmijëve në Shqipëri.

Këngëtarja e njohur Morena Taraku është nisur drejt Shqipërisë për t’i qëndruar sa më pranë e për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

Ajo i është bashkuar reperit Stresi dhe së bashku po vizitojnë të gjithë personat që kanë nevojë për strehim, ushqime dhe rroba.

Në llogarinë e saj në Instagram, Morena ka ndarë momente me disa fëmijë të prekur nga tërmeti, duke shkruar fjalët më të dhimbshme krahas postimit.

Kam qarë dhe s’ndaloja dot. S’kam qarë kaq shumë që prej vdekjes së mamasë 15 vite më parë. T’ju dëgjoja dhe të dëgjohesha nga ju, do të thotë gjithçka për mua. Do t’i mbaj gjithmonë me vete bisedat dhe historitë që ndamë këto ditë së bashku. Gjithmonë do të jem e hapur për ju. Me dashuri, Morena.”- janë fjalët e saj krahas videos