Mogilla dhe Novaci, dy komuna në lindje të vendit vite me radhë janë dyshuar si pika të errëta të kultivimit të duhanit ilegal. Alarmin për këtë e kishte dhënë edhe ish-sekretari gjeneral dhe deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, duke bërë thirrje që organet përgjegjëse të ndërhyjnë në këto zona, njofton INA.>

Përveç kultivimit ilegal të duhanit të tipit “Virxhinia” në parcela me dhjetëra hektarë, këto dy komuna rurale konsiderohen edhe si pika të kontrabandës së duhanit.

Kiracovski vite më parë kishte akuyuar se dhjetëra hektarë dyshohet se janë të mbjellura në mënyrë të paligjshme. Ndërsa rasti me këto dy komuna u alarmua edhe në fillim të këtij viti nga disa portale opozitare, mirëpo që më pas gjithçka është heshtur. Ndërkohë, policia sot ndërhyri në fshatin Luboten të Shkupit duke konfiskuar disa ton duhan të banorëve, që vetë e kishin kultivuar.(INA)


Loading...