Është detyra jonë e përbashkët të kujtojmë Srebrenicën, një nga momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne europiane, deklaruan shefja e politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, me rastin 24-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

“Gjenocidi i Srebrenicës ndodhi 24 vjet më parë, megjithatë kjo tragjedi na ndjek akoma. Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ato jetë të cilat u prekën nga kjo ngjarje tragjike’’, theksoi Mogherini.

‘’Në Bosnje-Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor nuk ka vend për retorikë ndezëse, për mohim, revizionim apo glorifikim të kriminelëve të luftës dhe përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme’’, përfundoi ajo.