Ministri për diasporë Ademi u takua me drejtorin e Drejtorisë malazeze për Diasporë, Mitroviq

Ministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi, sot në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, realizoi takim me drejtorin e Drejtorisë për Diasporë, Predrag Mitroviq.

Ademi në takim ka shprehur falënderim për marrëdhëniet pozitive të shtetit të
Malit të Zi në raport me diasporën nga Maqedonia e Veriut, si dhe për
bashkëpunimin e institucioneve malazeze me shoqatat e shtetasve tanë.

Ai e ka riafirmuar interesin për arritjen e marrëveshjes për mbrojtjen e të drejtave
të pakicës nga Maqedonia e Veriut në Mal të Zi dhe pakicën malazeze në
Maqedoninë e Veriut, për çka ka gatishmëri nga të dyja anët.

Ministri Ademi është takuar edhe me përfaqësues të shoqatave nga Maqedonia e
Veriut në Mal të Zi, ku pati rastin të njihet me përpjekjet e diasporës tonë për
formimin e Këshillit nacional maqedonas në këtë shtet, si dhe për mundësinë
për mbështetje institucionale të procesit./TV21/