Merkel dhe Plenakoviq japin shpresë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Marrja e kryesisë së BE-së nga ana e Kroacisë, ka rikthyer shpresat për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Samiti i Zagrebit në maj, vlerësohet të jetë kyç për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Me marrjen e kryesisë më 1 janar, Kroacia ka shprehur ambicie dhe optimizëm që të bëhet përparim në modifikimin e metodologjisë për negociatat qasëse dhe që të krijohet atmosferë për vazhdimin e procesit të qasjes. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin e djeshëm në Berlin me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq theksuan se shpresojnë se do të ketë përparim në hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me Bashkimin Evropian në Samitin në maj në Zagreb.

Angela Merkel, Kancelare gjermane

“Samiti për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Zagreb është punë shumë e rëndësishme për shkak të problemeve me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Shpresojmë se në Samitin e BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të arrihet përparim në atë fushë”.

Kryeministri kroat shfaqi optimizëm për Samitin e BE-së që do të mbahet më 5 dhe 6 maj dhe tha se, ky Samit do të japë perspektivë reale në marrëdhëniet e BE-së me vendet fqinje, që të dimë se me çfarë dinamike lëvizin këto vende drejtë anëtarësimit”, bëri të ditur Plenkoviqi.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak, në konferencën për sfidat strategjike të BE-së në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, që mbahet në Berlin, ka thënë se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar në rreziqe me të cilat do të përballet BE-ja nëse nuk dërgon sinjal të qartë për rajonin.

Mirosllav Lajçak

“E rëndësishme është të gjendet konsensus i ri për hapjen e negociatave inkuadruaese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet Samiti i majit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Nga ana tjetër, eurokomisari i ri i zgjerimit, Oliver Varheli, vizitoi ditë më parë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke dërguar mesazhe pozitive për zhvillimet e muajve në vijim, që janë të rëndësishëm për integrimet e dy vendeve. Ai ndër tjera, tha se është gati platforma dhe metodologjia për të hapur negociatat me dy vendet dhe shtoi se shpreson që negociatat të hapen para Samitit të Zagrebit.