Më ftohtë në Berovë, minus 6 gradë Celsius

Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë, ku janë matur minus gjashtë gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale 6 gradë është matur në Dojran, informon DPHM.

Sipas të dhënave deri në orën tetë, minus dy gradë Celsius janë matur në Lazaropole dhe në Tetovë, minus një në Demir Kapi, zero në Gjevgjeli dhe Pretor, një në Mavrovë dhe Krushevë, dy në Shkup, Kumanovë, Ohër dhe Manastir dhe tre gradë Celsius në Prilep.

Gjatë natës në rajonet malore vranësira është zvogëluar dhe atje në mëngjes është kthjellët, ndërsa nëpër fushëgropa ka mbetur vranësirë e ulët ose mjegull. Në mëngjes mjegull ka në Shkup, Strumicë, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë.

Në Shkup në mëngjes ka mjegull. Pasdite mjegulla do të zvogëlohet dhe vranësira do të rritet. Temperatura do të arrijë 11 gradë Celsius.