Masakra e Runicës – 1944

 

Dr. Minir Ademi

H.Ibrahim Arifi i lindur më 15.06.1933 në fshatin Runicë komuna e Likovës. H.Ibrahimi kishte 4 djemë dhe 4 vajza: Ismail, Qemal, Nuhi, Fadil, Safije, Hasije, Barije dhe Fexhrije. Ibrahimi ishte i martuar me Fetijen nga fshati Stançiç i Kosovës. Ibrahimi si i ri për ekzistencën e familjes merrej me bujqësi dhe blegtori për shkak të pozitës së fshatit Runicë që ishte vend kodrinoro- malor. Poashtu ai punoi edhe në minierën e fshatit Llojan deri më vitin 1979, ku pastaj kaloi me punë në minierën Krivofeja në Vranjë, ku aty punoi deri me 19 qershorë të vitit 1990 ku edhe u pensionua. Jetoi mëse 60 vite në fshatin e tij të lindjes në Runicë, ndërsa nga viti 1988 e deri më sot jeton në fshatin Çerkez. Gjatë jetës së tij arriti me ndershmëri t’i arsimoj fëmijët e tij për shkak se ishte dashamirë dhe adhurues i arsimit. Edhe sot si 86 vjeçar thekson se vetëm arsimi dhe njerëzit e arsimuar, mund të na shpëtojnë nga gjithë këto turbullira, që po na kaplojnë. Shkasi i kësaj vizite tek familja Arifi ishte përkujtimi i 75-vjetorit të masakrës sllavo-maqedonase apo partizano-çetnike të vitit 1944, kur u djeg disa herë Runica, ndërsa Ibrahimi ishte shumë i ri në atë kohë i cili na rrëfen duke na përshkruar atë tmerrë që kishte pa me sytë e tij gjatë asaj kohe. Ai tregon se atëherë si 14 vjeçar (në dokumente 3 vjet më i ri, për faktin se është regjistruar 3 vite me vonesë), ka pasur fatin që t’i shpëtojë pushkatimit. Ibrahimi edhe pse në moshë të shtyer, është shumë vital dhe i kthjelltë në mendjen e tij. Ai i kujton rastet e masakrës mbi popullatën e pafajshme të fshatit Runicë dhe fshatrave tjerë përreth si në Allashevc, Izvor, Bellanovc dhe fshatra tjerë duke vrarë, djegë e malltretuar pa mëshirshëm popullatën shqiptare të kësaj ane. Periudha e viteve 1939-1943/44, në këto territore ishte në mbrojtje të popullatës shqiptare komandanti legjendar Sulejman Asipi i njohur në popull si Aga Sul. Ai bashkë me çetën e tij vullnetare vepronte në mbrojtje të popullatës shqiptare nga zullumi i forcave partizano-çetnike që mundoheshin në gjdo mënyrë t’i provokojnë dhe të gjëjnë shkasin për t’i vrarë e masakruar. Më 9 shtator të vitit 1944, me iniciativën e Syl Hotlës në fshatin Mateç në pjesëmarrjen e mëse 2000 njerëzve u shpallë “Prefektura e Mateçit” si zonë e lirë e cila ndryshe njihet edhe si Shqipërija e vogël. Këtë rast e rrëfen H.Ibrahimi si një të gëzim të madh për popullatën e kësaj ane ku shumë nga fshati jonë kishin marrë pjesë në këtë tubim madhështor dhe shpresëdhënës se do të lind dielli edhe për ne shqiptarët e kësaj ane dhe do të bashkohemi me shtetin tonë shqiptarë. Mirëpo siç kujton ai situata në muajin tetor 1944 ndryshoi the filluan të marrin hovin forcat partizane në këto anë duke e luftuar popullatën e vendit e jo forcat naciste. H.Ibrahim Arifi na kujton momentet rënqethëse që i kishte pa me syt e tij kur ju vursulën fshatit Runic disa çeta parizane nga fshati Sllupçan në një mëngjes ende pa kapluar drita kur shumica e popullatës ishin në gjumin e thellë të mëngjesit. Me të alarmuar përfaqësuesi i fshatit që në atë kohë njihej k’met katuni, që ishte Hamid Sulejmani dhe me të shpejtë filluan të gjejnë mënyra se si të mbroheshim e t’i shpëtonim sulmit të papritur të forcave parizane mbi fshatin Runic. Forcat vullnetare të Sul Hotlës e Halil Runicës u mobilizuan me të shpejtë dhe morën pozicionet në mbrojtje të fshatit ku sipas disa dokumenteve të Arhivit të Maqedonisë Baci Halil kishte të iniformuar mëse 100 djem të ri që vepronin si vullnetar të çështjes kombëtare. Këta forca mundoheshin përveç që luftonin e mbanin frontin kundër forcave partizane ata mundoheshin që t’i ndihmojnë popullatës civile për t’u evakuar dhe mos bëjnë panikë. Gjatë luftimeve kujton Ibrahimi forcat vullnetare shqiptare e vranë një udhëheqës kapiten të partizanëve dhe nga ai moment u tensionua situata dhe ata u vursulën për t’u shfry mbi popullatën e fshatit. Forcat partizane shpejtë e thyen rrethin dhe depërtuan në fshatë duke hyrë nëpër shtëpi dhe i mblodhën shumicën e fshatarëve, gra, pleqë e fëmijë dhe i dërguan te vendi i njohur Mokropole dhe disa i mbyllën në xhamin e fshatit. Në mesin e shumë njerëzve të tubuar isha edhe unë, rrëfen Ibrahimi, por me ndihmën e Hamid Sulejmanit, i cili më kapi për krahu dhe më largoi nga masa dhe rrugës te poshtë arrita të largohem, aty shumicën e pushkatuan. Partizanët filluan të përdorin një metod të shkasit për t’i pushkatuar duke ju kërkuar popullatës dorëzimin e armatimit ata që do ta dorzojn pushkën do e lirojm .Mirpo shumica prej tyre nuk kishin arm dhe i pushkatonin. H.Ibrahimi kujton edhe Sherif Fejzullahun që ishte në Këshillin e fshatit, i cili ishte në shpëtimin e popullatës së fshatit ku nga gjithsejt 60 burra që i morën e i dërguan në Mokropol për t’i pushkatuar shumica shpëtuan. Ai tregon se si e arrestuan nga shtëpia ku ishte vetëm e duke përgatitur bukë për familjen. Siç tregon ai duart me brumë i kishte kur e morën duke ia skenuar se kishte armatim në një qoshë të shtëpisë që parizanët vet e kishin fshehur dhe e dërguan afër xhamisë dhe e pushkatuan Naip Rushitin. Po ashtu disa skena unë vet i kam përjetuar duke u djeg shtëpia me njerëzit brenda në shtëpi që nuk ju jipnin mundësi për t’u largar nga pragu i shtëpisë. Këta ishin skena trishtuese ku edhe sot pas 75 viteve kur i rrëfejë në biseda me njerëzit më kthehen kujtimet e asaj kohe që pësonin njerëzit e pafajshëm. Shumë të tjerë të fshatit tonë dhe fshatrave përreth pushkatoheshin,vriteshin, masakroheshin, burgoseshin, rraheshin, keqtrajtoheshin, shantazhoheshin, malltretoheshin pa fije faji për të vetmën arsye se ishin shqiptarë dhe mbronin pragun e shpisë. Në fund të intervistës dëshiron H.Ibrahimi të cek edhe ata që ishin më zullumqarët që me vrap e pa fije mëshire gjatë djegjes dhe vrasjes së popullatës ishin parizanët e përkatësisë rome dhe atyre serbe e sidomos më kujtohet një femër partizane e armatosur deri në dhëmbë dhe zbraste gjithë arsenalin e saj me pmëshirshëm ndaj grave, pleqve e fëmijëve të fshatit Runicë. Dhashtë zoti që fëmijët tanë e gjithë shqiptarët anë e mbanë botës të mos përjetojnë atë që përjetuam ne gjatë periudhës së viteve 1944/45, u shpreh në rrëfimin e tij H.Ibrahimi më 24.12.20019.