Marrëveshja e Gjelbër Evropiane

(Shkruan: Ursula von der Leyen, Kryetare e Komisionit Evropian)
A dëshirojmë ne, njerëzit, të vazhdojmë të jetojmë mirë dhe sigurt në këtë planet? Njerëzimi përballohet me një kërcënim ekzistencial – e gjithë bota ka filluar të vërejë. Pyjet digjen nga Amerika deri në Australi. Shkretëtirat janë duke u zgjeruar nëpër Afrikë dhe Azi. Rritja e nivelit të deteve kërcënon qytetet tona Evropiane si dhe ishujt e Paqësorit. Njerëzimi ka dëshmuar këto fenomene edhe më herët, por asnjëherë me këtë shpejtësi.
Shkenca pohon që ne mund ende të ndalojmë këtë epidemi, por koha po skadon. Komisioni Evropian i ri nuk po humb kohë aspak. Sot, pas kalimit të më pak se dy javëve të mandatit, prezantojmë hartën për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.
Qëllimi ynë është të bëhemi kontinenti i parë me klimë neutrale deri në vitin 2050, duke ngadalësuar ngrohjen globale dhe duke zbutur efektet nga ngrohja. Kjo është detyra për gjeneratën tonë dhe për atë vijuese, por ndryshimi duhet të fillojë që tani – dhe e dimë që mund të ja dalim.
Marrëveshja e Gjelbër Evropiane që prezantohet sot është strategjia e re Evropiane për rritje. Do të zvogëlojë emisionet duke krijuar vende pune dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës.
Një pe i gjelbër do të kalojë nëpër gjitha politikat e zhvilluara – nga transporti deri në tatime, nga ushqimi deri në bujqësi, nga industria deri në infrastrukturë. Me Marrëveshjen e Gjelbër dëshirojmë të investojmë në energji të pastër dhe të përhapim tregtimin me emisione, por gjithashtu do të nxisim ekonominë cirkulare dhe do të ruajmë llojllojshmërinë biologjike të Evropës.
Marrëveshja e Gjelbër Evropiane nuk është vetëm një nevojë: do të jetë nxitës i mundësive të reja ekonomike. Shumë kompani evropiane vetëm më janë duke kaluar në atë të gjelbër. Ata janë duke zvogëluar mbetjet e karbonit dhe duke zbuluar teknologji të pastra. Ata kuptojnë që ka kufizime planetare: Kompanitë evropiane të gjitha madhësive kuptojnë që secili duhet të kujdeset për shtëpinë e përbashkët që kemi. Ata gjithashtu e dinë që nëse zbulojnë zgjidhje të qëndrueshme të të nesërmes, kjo do të jep mundësi të parë për avantazh.
Atë që bizneset dhe krijuesit e ndryshimeve kërkojnë nga ne është qasje e lehtë në financim. Për të arritur këtë, ne do të ofrojmë Plan Investimi për Evropë të Qëndrueshme. Kjo do të mbështet një investim prej një trilion euro gjatë dekadës vijuese. Ne do të punojmë ngushtë me Bankën Evropiane për Investime, bankën Evropiane të klimës.
Gjatë marsit të ardhshëm, do të propozojmë Ligjin Evropian mbi Klimën të parë për të hartuar mënyrën e ecjes përpara dhe ndalimin e kthimit mbrapa: Investuesit, shpikësit dhe sipërmarrësit kanë nevoje për rregulla të qarta për të planifikuar investimet e tyre afatgjata.
Gjatë kohës që ne do të promovojmë transformimin e mënyrës së prodhimit dhe konsumimit, jetës dhe punës, duhet gjithashtu të mbrojmë dhe shoqërojmë ata që janë në rrezik të pësojnë më shumë nga ky ndryshim. Ky tranzicion duhet të funksionojë për të gjithë ose aspak mos të funksionojë. Unë do të propozoj që të themelohet Fondi i Drejtë për Tranzicion – dhe dëshirojë që të mobilizoj, bashkë me mbështetjen e Bankës Evropiane për Investime dhe fonde private, një qind miliard euro në investime gjatë shtatë viteve të ardhshme. Ne do të sigurojmë që do të ndihmohen ato rajone të Evropës do të duhet të kenë marrë hapin më të gjerë, andaj që askush mos të mbetet mbrapa.
Nëpër Evropë, të rinjtë dhe të moshuarit nuk kërkojnë vetëm veprim për klimën. Ata vetëm më janë duke ndryshuar stilet e tyre të jetës: mendoni për udhëtarët që do të marrin biçikletë ose transport publik, prindërit që do të përdorin pelena për më shumë përdorime, kompanitë që do të braktisin plastika për një përdorim dhe të sillen alternativa të qëndrueshme në treg. Shumë prej nesh janë pjesë e kësaj lëvizjeje Evropiane dhe globale për klimën.
Nëntë prej dhjetë qytetarëve evropian kërkojnë veprim të vendosur mbi klimën. Fëmijët mbështeten tek ne. Evropianët dëshirojnë që Unioni i tyre të veprojë brenda vendit dhe të jetë shembull jashtë vendit. Gjatë këtyre ditëve, e gjithë bota është mbledhur në Madrid për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën, për të diskutuar veprim kolektiv kundër ngrohjes globale.
Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është përgjigja e Evropës për thirrjen e popullit. Kjo është një marrëveshje nga Evropa, për Evropën dhe një kontribut për një botë më të mirë. Secili evropian mund të jetë pjesë e ndryshimit.