Nga Kozeta Turishta- Nju Jork

Me 29 Shtator ora 12:00  në Staten Island (1196 Hylan Boulevard Staten Island NY 10306) Organizohet mitingu i madh, ku zyrtarisht do hapet fushata e kandidatit për Deputet në Parlamentin e Shtetit të Nju Jork-ut  Marko Kepi, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të madhe të komunitetit shqiptar në mbështetje të kandidaturës së tij, me shpresën e madhe që me votat e shqiptaro-amerikaneve do fitojë zgjedhjet e qershorit të  2020-tës.

Të Dielën e 8 shtatorit, në Staten Island të Nju Jork-ut, u mbodh komuniteti shqiptar për të mbështetur kandidaturën më të re postin e Assemblyman – të deputetit të Parlamentit në Shtetin e Nju jorkut Marko Kepi, i cili ka hapur zyrtarisht takimin e tij të parë duke prezantuar fushatën dhe pikat kryesore të kësaj gare politike e krahut të republikanëve.

Nëse fiton keto zgjedhje, Kepi ka gjasa të mëdha që në zgjedhjet e ardhshme të zgjedhet kongresmen.

Njerëz e emra të njohur e të suksesshëm shqiptarë ishin të pranishëm në këtë takim ku shprehen mbështetjene tyre të padiskutueshme për Kepin duke e konsideruar një mundësi të mirë për përfaqësimin e një shqiptari në politikën e Shtetit Njujorkez.

Marko, është shprehur tepër i nderuar dhe i lumtur që i është dhënë një mundësi ku do provojë veten në një arenë tjetër dhe pse ai e ka të qartë se e pret një punë e madhe dhe i duhet të punoj fort për t’a fituar këtë garë politke, por gjatë takimit Kepi u shpreh tepër i vendosur për t’i shkruar deri në fund fushatës së tij, por mbi gjitha ai theksoi se asgjë nuk është e mundur pa mbështetjen dhe dashamirësinë e komunitetit shqiptar veçanërisht të zonës së Staten Island.

Gjatë këtij takimi patëm mundësinë të takonim dhe nga afer Kongresmenin e njohur amerikan Michael Grimm, një ndër politikanët më të spikatur të politikës amerikane i cili është një ndër mbështetësit kryesor të fushatës së Marko Kepit, i cili ka shprehur hapur besimin  e tij ndaj Kepit.

Marko Kepi, një emër aspak i panjohur për shqiptarët e Amerikës, si një ndër të rinjtë më aktivë ndaj promovimit dhe ruajtjes së kulturës dhe traditave shqiptare. Presidenti i Organizatës “Rrënjët Shqiptare” dhe organizatori kryesor i “Parades Shqiptare” në Neë York, prej 10 dekadash e njohur ndryshe si aktiviteti më i madh i vitit ku bën bashkë mijëra shqiptarë duke dedikuar tema të ndjeshme ndaj çështjeve të ndryshme shqiptare.

Marko Kepi, një djal i cili ka emigruar në një moshë të vogël së bashku me familjen e tij si të gjithë shqiptarët  e tjerë i është dashur të ecë nëpërmjet vështirësive dhe sfidave të emigracionit por me ëndrra dhe ambicie të mëdha për të ardhmen.

Marko, i arsimuar në shkollat më të mira e të njohura të Nju-Jork-ut, e këmbëngulja e tij për t’u bë dikushi një ditë në tokën e premtuar nuk i mungoi, por studioi dhe punoi fort për t’a bërë realitet ëndrrën amerikane e pasi mbaroi studimet e larta shkëlqyeshëm, një ndër pasionet por dhe ëndrrat e tij në sirtar ishte që një ditë të bëhej Marins i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse shumë ëndërrojnë këtë titull por aspak e lehtë për t’a arritur, duhet të jesh tepër i kualifikuar për pranimin në këtë mision.

Marko Kepi ndër të tjera njihet për përfshirjen e tij në politikën amerikane, si një mbështetës i Partisë Republikane dhe Presidentit Donald Trump, shqiptari që gjithnjë ngre zërin e përfaqëson Shqipërinë e vlerat e saj në çdo aktivitet jo vetem shqiptar por dhe amerikan, ku  e kemi parë të kontribuojë në çdo projekt ku në fokus ka Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Markon, e kemi parë shpesh-herë të ftuar në televizionet më të njohura amerikane si Cnn dhe emisione të tjera si përfaqësues i Republikanëve të Nju-Jork-ut.

Marko, është shembulli më konkret i suksesit por edhe i sakrificës pasi e ka arritur çdo gjë me shumë punë pa i dhënë askush asgjë por vetëm nga këmbëngulja e tij, si një djalë tepër i talentuar dhe me këmbë në tokë sot është një emër dinjitoz që aspiron një të ardhme të sigurtë në shërbim të komunitetit shqiptar e si një histori frymëzuese per çdo të ri që duhet të di ta fitojë suksesin./ Dritare.net

Loading...