Maqedonia e Veriut ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO

Me 114 vota për, asnjë kundër dhe të përmbajtur, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veritu ratifikuan para kohe, Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO, shkruan gazeta LAJM. Presidenti Stevo Pendarovski, duke i’u drejtuar deputetëve dhe të pranishmive tjerë tha se me ratifikimin e këtij protokolli përfundon edhe faza e fundit për anëtarësim në NATO. “Ndër vite kaluam shumë kriza politike, por anëtarësimi në NATO mbeti një ndër prioritetet më të rëndësishme”, tha Stevo Pendarovski sipas të cilit anëtarësimi në NATO nuk do të ndodhte pa vendimet e rëndësishme dhe kompromiset që vendi i bëri kohëve të fundit dhe të cilat sipas tij nuk nuk ishin të lehta. Marrëveshja për emrin me Greqinë për çështjen e emrit dhe ajo për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ishin kyçe”, tha Pendarovski. Ndërkohë, kryeministri teknik Oliver Spasovski theksoi rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO, duke nënvizuar hapat dhe vendimet e rëndësishme që ka ndërmarrë kjo përbërje parlamentare. “Kësaj përbërje parlamentare i ra për nder që ta ratifikoj Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO. Kjo është një simbolikë e fuqishme, më 3 dhjetor të vitit të kaluar vend jonë e ndjeu se çfarë do të thotë që të jesh pjesë e Aleancës. NATO siguron garanci për ne dhe brezat e rinj. Anëtarësimi jonë në NATO ishte përcaktim i jonë strategjik. Kur të gjithë thonin se nuk ka zgjidhje, u ndërmorën hapa konkret që na hapën rrugën drejtë NATO-s. Deputetët e kësaj përbërje parlamentare sollën vendime të rënda por kruciale për ardhmërinë tonë, për rrugën tonë euro-atlantike. Me Greqinë e rrënuam murrin që na ndante dhe hapëm rrugën drejt NATO-s”, tha Spasovski. Para deputetëve ka folur edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili gjatë fjalimit të tij u shpreh se miratimi i Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, paraqet një moment historik për të gjithë qytetarët e vendit. “Shteti jonë po bëhet i rëndësishëm, njëjtë sikur vendet tjera anëtare të NATO-s. Vendi jon një vend i vogël, tani po bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Në asnjëherë nuk pas dilema për anëtarësim në NATO dhe BE, dhe kjo është ajo rreth së cilës jemi bashkuar gjithmonë”, tha Ahmeti. Shefi i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski në fjalimin e tij në seancën e sotme para ratifikimit t Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO theksoi se vendi ynë tashmë është pjesë e aleancës së sigurisë dhe se më nuk stabilitetin i shtetit nuk do të vihet në pikëpyetje. “Kjo është histori. Sot shkruajmë histori. Anëtarësimi jonë në NATO ka qenë qëllimi jonë strategjik që nga pavarësia e deri më sot, prandaj falënderoj të gjithë për kontributin.Nga vend i robëruar e konvertuam vendin në shembull për rajonin. Stabiliteti jonë nuk do të vihet në pikëpyetje. Po hymë në aleancën e sigurisë”, tha mes tjerash Mitrevski. Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se Maqedonia ka përmbushur kriteret qysh nga viti 2008 por që fatkeqësisht është bllokuar. “Republika e Maqedonisë e ka merituar anëtarësimin në NATO që nga viti 2008. Për fat të keq në Samitin e Bukureshtit edhe pse u konstatua se janë përmbushur kriteret, Maqedonia u bllokua dhe nuk morri ftesë për në NATO. Kjo strategji është pjesë e statutit të partisë. Hedhim poshtë akuzat e LSDM-së se jemi kundër anëtarësimit të vendit në NATO. Të gjithë janë kureshtar të dinë se si do të votojmë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Si parti nuk dëshirojmë që ta rrezikojmë anëtarësimin në NATO”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së. Në seancën solemne të ratifikimit të Marrëveshjes Veriatlantike të pranishëm janë edhe Mirosllav Tugjman, deputet dhe shef i delegacionit kroat të AP- NATO, Vasilika Husi nënkryetare e Parlamentit shqiptar, Cveta Karajançeva, kryetare e Kuvendit bullgar, Genci Nimanbegu, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, ish president, ish kryeministra, liderë të partive politike dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend. Pas ratifikimit të Protokollit para Kuvendit në Shkup është ngritur flamuri i NATO-s. Për anëtësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO nevojitet që edhe Spanja të ratifikojë Protokollin e anëtarësimin.