Maqedanasit po gëzohen: Kosova mund të përjashtohet nga garat e gjysmëfinales së Play-off-it, ja pse

Po gëzohen maqedonasit, duket se po dojnë ta nisin një dasmë pa nuse apo duke e mashtruar veten, se Kosova mund të përjashtohet nga garat e gjysmëfinales së Play-off-it, për faktin se politika po përzihet në sport.

 

“Informacioni ekskluziv, kundërshtari i vendit tonë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, Kosova mund të mos jetë kundërshtari ynë, mbase Maqedonia e Veriut do të shkojë në finale pa lojë, ja pse …

 

 

 

Kosova thuhet se mund të pezullohet nga UEFA për ndërhyrje në politikën sportive. Opozita, me ndihmën e politikanëve, ka kërkuar të ndërhyjë në punën e federatës, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Agim Ademi.

 

Institucionet ndërkombëtare janë të dijeni për zhvillimet e fundit dhe federata mund të pezullohej dhe pezullohej”, shkruan sportmedia.mk, transmeton Botasot./Gazeta Lajm/