Lypsarët tek “Ura e Gurit”, në temperatura nën zero – për pak denarë (Video)

“Ura e Gurit” në Shkup është përplot me lypsarë. Edhe në këto ditë të ftohta, ata qëndrojnë këtu për të siguruar kafshatën. Ky i moshuar nga Gostivari çdo ditë kërkon lëmoshë. Ai, thotë se nuk merr ndihmë sociale nga shteti, shkruan gazeta LAJM.

Lypsarët tek “Ura e Gurit”, në temperatura nën zero – për pak denarë (Video)Lypsarët tek “Ura e Gurit”, në temperatura nën zero – për pak denarë (Video)

Lypsarët tek “Ura e Gurit”, në temperatura nën zero – për pak denarë (Video)

Posted by Lajm TV on Thursday, December 5, 2019

“Nuk më japin as ndihmë sociale, as pension, asgjë nuk më jep shteti. Duhet të më japin sepse kam 60 vite, askush asgjë nuk më jep. Ja ilaçet, për të gjitha këto më ndihmon një mjeke nga Gostivari. Nuk ka, është dobët, ndonjëri jep 5 denarë, ndonjëri 10…çfarë të bëjmë…Nuk kam shtëpi unë, ma kanë djegur shtëpinë që e kisha në Kavadar dhe tani kam mbetur në rrugë. Jetojë te vëllai im në Gostivar, i cili ka vdekur para 4 vitesh, tani më ka vdekur edhe kunata dhe unë kam mbetur me nipat, nuk ka kush të kujdeset për mua”, tha një lypsar.

Edhe kjo grua me fëmijët saj të mitur e siguron ushqimin duke kërkuar lëmoshë. Për të siguruar kafshatën e gojës ajo shtetit nëpër qytet. Por, te “Ura e Gurit” kthehet çdo ditë.

“Jo vetëm këtu, unë shkojë gjithandej për të kërkuar lëmoshë.Dikush na jep, dikush jo. Çdo ditë këtu jam, nuk kam ku të shkoj. Unë këtu kam lindur, ndërsa me origjinë jam nga Velesi. Jetoj në Shuktë. Dal me fëmijët për një kafshatë.

Imazhet e personave të shtrirë te “Ura e Gurit” duke kërkuar lëmoshë i shohim të gjithë, prej vitesh. Mbase, i shohin edhe drejtuesit e institucioneve shtetërore, që akoma s’kanë gjetur zgjidhje për ta./Gazeta LAJM

Gazetar: Albion Memeti, operator: Amir Idrizi