Shkruan: Medai Shaholli

Sot më 12 gusht, mbushen 17 vjet nga masakra e fshatit Luboten të Shkupit. 17 vjet më parë forcat speciale -sllavo-maqedonase në pamundësi të përleshen me ushtarët e lirisë së UÇK-së, janë hakmarrë me popullatën civile duke masakruar 10 nga banorët e fshatit. Branitellët e VMRO-së, në krye me kryebanditin Lube Boshkovski, atë ditë kanë kryer krime lufte dhe kundër njerzimit por, fatkeqësisht përgjegjësit e kësaj masakre ia hodhën paq drejtësisë, si asaj vendore ashtu dhe asaj ndërkombëtare. Vetëm 8 vjet burg kriminelin Tarçulloski i cili pasi vuan dënimin pritet si hero nga qeveria e koalicionit Gruevski-Ahmeti. Kjo është drejtësia e munguar sllave e cila vepron vetëm kundër shqiptarëve, drejtësi që ka gjetur mbështetje nga vasali e përjetshëm i saj Ali Ahmeti. Krimet kundër shqiptarëve nuk janë ndalur as pas konfliktit të 2001, famën e së cilës kapedan Aliu e përdori për interes personal si “çlirimtar”dhe aprovues i MO , marrëveshje e cila legjitimoi emëtimin bashkësi etnike e 20%! Këto ishin “frytet e revolucionit popullor” që i hëngri komandanti dezertor Ali Ahmeti. Luboteni është një njollë e zezë për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. Ali Ahmeti me bandën e tij DUI , mbajnë përgjegjësi të madhe si bashkëfajtor në qeveritë e koalicioneve për shmangie të vënies para drejtësisë autorëve të kësaj masakre. Turpi dhe mallkimi e mbuloftë me vellon e zezë të tradhëtisë DUI -n dhe Ali Aametin, ndërsa kurora e lavdisë për viktimat e Lubotenit!

Loading...