LSDM: Mizrahi po shkel Kushtetutën, punon në dëm të qytetarëve dhe nuk është kurrfarë viktime

Ministrja teknike Rashella Mizrahi po shkel Kushtetutën dhe punon në dëm të qytetarëve. Domethënë për të nuk ekziston Kushtetuta, nuk ekzistojnë qytetarët, nuk ekziston interesi i shtetit.

Mizrahi nuk e përdor mandatin për zbatimin e procesit të zgjedhjeve, e as që t’iu ndihmojë qytetarëve. Ajo, mandatin në qeverinë teknike e përdor vetëm për përmbushjen e urdhrave të përmbaruesit të Gruevskit, Hristian Mickoski.

Me mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës përmbaruesi Mickoski përmes Mizrahit i rrezikon integrimet evropiane, anëtarësimin në NATO dhe BE.

Për shkeljen e Kushtetutës pason përgjegjësia, Mizrahi nuk është kurrfarë viktime.

Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale e VMRO-DPMNE-së, Rashella Mizrahi e refuzoi propozimin që të rritet përfshirja e punëtorëve të falimentuar të cilët do të marrin kompensim mujor deri në pensionim.

Atë funksion e keqpërdor vetëm për qëllime partiake, për ekzekutimin e urdhrave të Hristian Mickoskit dhe të Nikolla Gruesvskit.

Përveç funksionin, Mizrahi keqpërdori madje edhe automjetin zyrtar për qëllime partiake.

Prej këtu, presim Kuvendi që në seancën e ardhshme të parë ta shkarkojë Mizrahin nga funksioni i ministres teknike të Punës dhe Politikës Sociale.

LSDM-Qendra për Komunikime me Publikun

Loading...