LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja e rrezikojnë anëtarësimin në NATO dhe në BE

Hristijan Mickoski përmes kuadrove të Nikolla Gruevskit në Qeverinë kalimtare e shkelë Kushtetutën e shtetit, e rrezikon anëtarësimin në NATO dhe BE dhe Marrëveshjen e Prespës.

Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale të VMRO-DPMNE-së, Rashella Mizrahi edhe atë në diskutimin shtetëror, direkt e ka shkelur Kushtetutën dhe e minon Marrëveshjen e Prespës.

Rrezikimi i Marrëveshjes së Prespës është rrezikim i anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE, sepse pa Marrëveshjen nuk ka as NATO as BE.

Lëvizja e tillë antikushtetuese e Mizrahit, me urdhër të Jristijan Mickoskit dhe shefit të tij Gruevski është antishtetërore.

Ky është kthim mbrapa për të cilin flet Mickoski. kthim në izolim dhe ripërtëritje të regjimit kriminal.

Atë që po e bën VMRO-DPMNE-ja kundër Marrëveshjes së Prespës, kundër NATO-s dhe BE-së janë të rrezikshme për ardhmërinë e shtetit, për interesat e tyre strategjike.

Qytetarët i njohin politikat e dëmshme të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe prandaj më 12 prill sërish do t’i dënojnë me humbje të bindshme në zgjedhje.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së