Liverpooli nuk njeh limite, dyshja Salah-Mane i jep fitoren e radhës!

Misioni titull pas plot 3 dekadash po bëhet gjithnjë e më i prekshëm për Liverpoolin. Skuadra e Jurgen Klopp nuk njeh limite në këtë sezon të Premier League. Periudhën e ngjeshur të ndeshjeve gjatë festave të fundvitit, Liverpooli e mbylli me një sukses të pastër 2-0 ndaj Sheffield United në Anfield Road. Një sukses i sigluar nga golat e Salah dhe Mane me të kuqtë e Klopp që u ngjitën në kuotën e 58 pikëve. Vetëm një barazim për Liverpoolin në 20 ndeshjet e para të kampionatit anglez, një ecuri rekord kjo. Edhe pse ka një ndeshje më shumë për të luajtur, Liverpooli aktualisht kryeson me 13 pikë epërsi ndaj ndjekses më të afërt në Premier League që është Leicester City.