Klubi i futbollit Renova ka pësuar ndryshime në kreun e saj. Qenan Idrizi më nuk do të ushtrojë detyrën e kryetarit, ndërsa në vend të tij është zgjedhur Lirim Saiti, i cili kryente funksionin e drejtorit sportiv.
Ndërkohë, ish-kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu është drejtor i ri sportiv i xhepcishtasve.  

Renova nesër luan miqësoren e fundit në përgatitjet në Ohër kundër Tiranës dhe më pas do të kthehet në Tetovë.

Loading...