Lëvizja Besa, fushatë për emrat e shkollave

Me shpërndarjen e fletushkave përpara shkollave të mesme të Tetovës, këshilltarët komunal të Lëvizjes BESA, kanë nisur siç thonë aksionin sensibilizues për ndërrimin e emrave të Sillavengo në Tetovë.

Kemi nisur iniciativën për riemërimin e shkollave të mesme komunale. Do gjejmë bashkëpunim edhe me partitë tjera në këshillin e komunës së Tetovës dhe besoj do arrimë ta ndryshojmë këtë fakt poshtërues për ne si shumicë në komunën e Tetovës. Nëse hasim në obstruksione nga partitë tjera, atëherë, do përdorim gjitha mekanizmat ligjor që ta largojmë këtë dukuri negative- deklaroi Besar Durmishi, Këshilltar komunal i Lëvizjes BESA.

Drejtorët e shkollave mirëpresim këtë nismë, duke pranuar se edhe ata vetë kanë bërë kërkesa të këtilla, por kërkojnë nga këshilltarët komunal që aktivitetet e këtilla ti bëjnë në institucionet përkatëse e jo përpara shkollave.

Nisma të tilla ka pasur edhe më herët, pra vite më parë nga prindërit dhe stafi pedagogjik por këto aktivitete nuk duhet të bëhen nëpër shkollat gjegjëse por tek organet që janë kompetente për zgjidhjen e kësaj çështjeje- tha Nazif Shabani. Drejtor i gjimnazit Kiril Pejçinoviq.

Në vitin 2011 ka pasur një nismë të tillë dhe është dorëzua në këshillin komunal, mirëpo nga atje nuk ka pasur asnjë përgjigje. Por mendoj se iniciativa të këtilla duhet të kërkohen në këshillin komunal- tha Isan Emini. Drejtor i SHMM Nikolla Shtejn.

Nga këshilli komunal thotë se opozita këtë temë e shfrytëzon për pikë politike, sepse, sipas kreut të këshillit Bekim Memeti, kjo çështje është biseduar dhe pritet së shpejti të këtë një takim me koordinatorët për të marr hap më konkret.

Nuk e shoh të arsyeshme që kjo të shfrytëzohet për poena politik. Atmosferë ka, mirëpo do duhet të ulemi dhe të diskutojmë, dhe një gjë të tillë unë afërsisht ua kam sqaruar koordinatorëve për emrat e shkollave e bulevardeve që do jenë emra universal- pohoi Bekim Memeti. Kryetar i Këshillit komunal Tetovë.

Ndryshe, siç mëson televizioni Alsat, koordinatorët e partive politike shqiptare dhe maqedonase në këshillin komunal të Tetovës, janë dakorduar për ndryshimin e emrave, por me kusht që në emërtimet e reja, të mos përfshihen emra të patriotëve shqiptarë apo maqedonas, por të jenë emra të njerëzve të arsimit, kulturës artit dhe emra universal./Alsat