Learta ndan momente me vjehrrën duke përgatitur darkën

Learta Jakupi në shumë momente e dëshmon vetën që është një nuse e zonja dhe e dashur për familjarët që e rrethojnë.

Sidomos ajo është e dalluar për raportin që ka me vjehrren e saj, këngëtaren e njohur Shyhrete Behlulin, shkruan “Kosovarja”.

Këtë vikend ato kanë zgjedhur që të kalojnë ditët në Brezovicë, Learta nga atje po ndan shumë momente me ndjekësit e saj.

Sot, ajo ka publikuar një imazh të vjehrres teksa shihet që Shyhretja po përgatit ushqimin.

Një ambient i ngrohtë familjar në familjen e Shyhretes. /Kosovarja/