Sot (e premte, ora 17:00) vazhdon dita e dytë në turneun ndërkombëtarë të boksi “Gongu i Artë”, i cili po mbahet në qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Reprezentuesin ynë Jasin Lama në meçin gjysmëfinal në kategorinë deri më 60 kg do të përballet me kosovarin, Besfort Merlaku.

“Unë jam i përgatitur mjaftushëm për këtë turne, dhe jam në formë të mirë. Synimi im është ‘Gongu i artë’. Nëse sot fitojë, atëherë në finale më pret boksieri nga Rumania”, deklaroi Lama, disa orë para fillimit të ndeshjes.

Kujtojmë se, sivjet turneu ‘Gongu i Artë’shënon 50 vjetorin e ekzistimit./R.I./

Loading...