Lajm i fundit/ “Komitët” sulmojnë me thika disa kosovarë në Shkup

Pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët Komitët kanë rrahur tre shtetas të Kosovës në afërsi të Parkut të Qytetit të Shkupit. Të lënduar janë personat me inicialet EK 24 vjeç, LK 19 vjeç dhe MB 18, të gjithë nga Kosova. Numri i shtuar i forcave policore për shkak të ndeshjes së rrezikut të lartë, nuk ka arritur të parandalojë incidentin e sotmen. Policia ka ndaluar dy persona që dyshohet të kenë sulmuar shtetasit e Kosovës. Ekipi i televizionit Alsat ishte në stacionin policor në Kisella Vodë ku edhe po merren në pyetje Komitët. Jashtë stacionit disa të rinj, dy prej të cilëve më herët ishin ndaluar por më pas ishin lënë të lirë nga policia mohonin që personat që po merreshin në pyetje të jenë sulmuesit e shtetasve të Kosovës. Komitët më të mbaruar ndeshja midis Varadarit dhe Shkëndisë kanë vërshuar rrugëve të Shkupit të pajisur me thika e shkopinj bejsbolli. Edhe më herët gjatë ditës tifozët Komitët dhe Vojvodët nëpër rrugët e Shkupit ndezën mjete të ndryshme piroteknike dhe drejtuar fyerje të shumta kundër shqiptarëve./Alsat