Labi fillon xhirimet e klipit të ri

Labinot Tahiri i është kthyer muzikës, dhe po bën gati një baladë ashtu siç di ai.

Këngëtari sot gjatë ditës bëri të ditur se vetëm kanë filluar xhirimet e klipit të ri që pritet të lansohet në vazhdim të këtij muaji, ai zbuloi edhe titullin e këngës përmes postimit të bërë.

Për këtë projekt Labi është shprehur se: “Titulli i këngës është që na ‘therr’ zemrën fort, por nuk kam çfarë t’iu bëj”, “Amanet mos m’harro” mban titullin kënga.