Ky është veprimi i Feros pasi Arbenita u pa duke u puthur me tjetrin

Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale ka qarkulluar një video teksa modelja e njohur Arbenita Ismajli shihet duke u puthur me një mashkull.

E duke ditur që ajo tash e sa kohë është në lidhje me reperin Fero, ky lajm bëri edhe më shumë bujë.

Mashkulli i cili u pa me Arbenitën është Kened Tahiri, i cili reagoi përmes një postimi në Instagram.

Ai tha se i është hakuar llogaria e tij në Snapchat, ndërkohë Arbenita e mllefosur reagoi kështu:

“Të gjitha faqet që po shpërndajnë gjëra të kaluara nga jeta ime private do të përballen me autoritet dhe ligjin e Anglisë!! Faqet do të mbyllen. Nese mendoni se mund te përballeni me këto gjera Vazhdoni”, ishte shkrimi i saj.

Të gjithë po e prisnin reagimin e Feros, i cili nuk u dëgjua gjatë ditës. Por në orët e vona të mbrëmjes reperi u shfaq me një postim.

Ai publikoi një fotografi që nuk kishte të bënte me rastin, e karshi saj shkroi “Edhe po boj QEF bitch”.

Mbetët të shihet se a do të ndikoj në lidhjen e çiftit kjo video, kur dihet se ata u ribashkuan së fundi, pasi ishte përfolur se janë ndarë.

Loading...