Kush guxon ta kundërshtojë? Gjyqtari me armë në fushë qetëson tifozët e tërbuar

Në rrjetet sociale është bërë virale një video e një gjyqtari, i cili e përdor një armë në fushë për t’i qetësuar tifozët e tërbuar të ekipi kundërshtar.

Në një ndeshje jashtë ligave profesioniste të futbollit, një gjyqtar arriti t’i qetësojë tifozët e pranishëm, të cilët dukeshin të zemëruar, duke ia treguar atyre një armë në dorë, me të cilët i udhëzonte ku të qëndronin, transmeton Gazeta Express.

Një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe në vitin 2015 në Brazil, kur gjyqtari Gabriel Murta e kishte futur një armë në gushë pasi ishte sulmuar nga një lojtar në fushë.

Ai e kishte lënë ndeshjen në gjysmë, kishte shkuar në zhveshtore dhe e kishte marrë armën, të cilët pastaj ia kishte treguar në fushë lojtarëve.

Ai gjyqtar, i cili punonte si polic gjatë ditës, ishte ndalur nga njëri gjyqtar anësor në ndeshjen e ligës regjionale në Brumadinho mes dy klubeve amatore – Brumadinho dhe Amantes.