Ekrem Imamoglu, i cili në zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Stambollit edhe më bindshëm mundi kundërshtarin e tij nga partia AKP, parti kjo e udhëhequr nga kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, nuk ishte shumë i njohur në jetën politike të Turqisë, para se ai të vendoste për të kandiduar në zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet lokale Turqisë u mbajtën në mars të këtij viti, kur fitoi Imamoglu, por pas ankesave shtruara nga AKP e Erdoganit, për disa parregullsi, ato u përsëritën të dielën.

Dhe në zgjedhjet e përsëritura, Imamoglu vetëm se forcoi fuqinë e tij politike, duke dalë fitues, madje me numër më të madh të votave se sa në mars, për dallim nga rivali i tij.

Siç ishte raportuar, kjo është hera e parë që pas 25 viteve Erdogan ka humbur në qytetin e Stambollit, për të cilin vetë Erdogan ka pohuar se kush pëson në këtë qytet, humb në krejt Turqinë.

Kështu, kryetari i ri i Stambollit, pas shumë vitesh, është bërë sfida më e madhe me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Madje, disa media e quajnë edhe “shpresa për demokracinë turke”.

Ndryshe, Imamoglu fitoi zgjedhjet lokale në Stamboll më 31 mars, por si fitues ai “mbeti” vetëm 18 ditë, shkaku i një serie të ankesave nga AKP dhe kryeministri Erdogan, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve anuloi votimin.

Thuhet se fillimisht ai nuk ishte zgjedhja e parë e koalicionit opozitar si kandidat për kryetar të Stambollit, por për shkak të strategjisë modeste të fushatës, bazuar në “mirëbesim” në mesin e anëtarëve të opozitës, ai kishte fituar besimin si një administrator kompetent dhe i hapur.

Në fjalimet e tij ai ka theksuar rëndësinë e luftimit të përbashkët të luftës kundër varfërisë dhe ka dënuar retorikën populiste mes politikanëve turq.

Ish-biznesmeni Imamoglu, para se të ishte pjesë e Partisë Popullore Republikane (CHP) ishte kryetar i komunës së Stambollit, Beylikduzu.

Pastaj ai kandidoi për kryebashkiakun e Stambollit, por humbi nga kandidati i atëhershëm i AKP-së, Kadir Topbash.

Gjatë këtij viti, Imamoglu u takua me Erdogan për të diskutuar rreth të ardhmes së Stambollit, gjest me të cilin ai thuhet se ka fituar respektin e votuesve, të cilët shpesh janë ndjerë “të privuar” nga Partia sekulare Republikane Popullore.

Madje, edhe pas fitores në zgjedhjet për kryetar, Imamoglu premtoi një “fillim të ri” në Stamboll dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Erdoganin.

Imamoglu fitoi 54 për qind të votave, duke lënë pas kandidatin e AKP-së në pushtet dhe ish-kryeministrit Binali Jildirim.

Përndryshe, Imamoglu ka lindur në Akçaabat pranë Trabzon, 1970, ku ai përfundoi shkollën fillore dhe të mesme, dhe ka studiuar në Universitetin e Stambollit. A është i martuar dhe babai i tre fëmijëve.

Loading...