Kujdes, në Gostivar një grua ua vendos zjarrin automjeteve

Një grua është arr estuar nën dyshimin se ka shkaktuar djegien e një automobili në fshatin Çajle të Gostivarit.Sipas PSB Tetovë, nëpunësit policorë, mbrëmë 24 dhjetor, gjysmë ore pas mesnate, e kanë privuar nga liria BJ 29 nga fshati Balindol.
Ajo dyshohet se një ditë para kësaj 23 dhjetor në periudhën prej orës 23 e 30 minuta deri në orën 24, e ka djegur një automjet udhëtimi BMW i cili ka qenë i parkuar në afërsi të shtëpisë të pronarit të saj SJ 51 vjeçar në Çajle të Gostivarit.
Është djegur pjesa e përparme të automjetit. Punohet për zbardhjen e dokumentimin e rastit.
Sipas pronarit të automjetit të djegur, i cili menjëherë pas vënies së zjarrit e ka takuar të dyshuarën deklaroi se me siguri bëhet fjalë për person me çrregullime psikike
dhe se ajo para dhjetë ditëve gjithashtu i ka vendosur zjarr një automjeti tjetër në lokacion tjetër.