Kryetari i FFM-së, Sejdini nënshkroi marrëveshje për ndërtimin e tribunës së re në stadiumin e Ohrit

Kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini dhe keru i komunës së Ohridit, Konstantin Georgievski edhe zyrtarisht nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në projektin e ndërtimit të tribunës së re në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Projekti është pjesë e aktiviteteve të FFM-së për përmirësimin e infrastruktirës së futbollit në komunat e vendit me mbështetje të UEFA-s. dhe programit për zhvillim.

Rikonstruimi dhe ndërtimi i tribunave në dy stadiumet në “Çair” dhe “Biljanini Izvori” si dhe vendosjes së sistemit të drenazhit më modern në stadiumin “Goce Delcev” në Prilep.
Sipas projektit për stadiumin në Ohër është paraparë që tribuna të ketë 1480 ulëse, vendet Vip, kabinë për komentator si dhe hapësirë për kamera.

Janë paraparë edhe hapësira për administratën, për persona zyrtarë, dhoma zhveshjesh, doping kontrolla, kontrollime mjekësore e të tjera.

“Infrastruktura është ajo që mbetet dhe besoj se këtë mënyrë të të menduarit dhe veprimit në kuptimin e vërtetë të fjalës e kuptojnë të gjithë që janë përfshirë në këtë punë. Faleminderit komunës së Ohrit dhe prefektit Georgievski për besimin dhe përkrahjen për projektin dhe shpresoj se raportet tona do t’i avancojmë. Shpresoj ta ndërtojmë sipas marrëveshjes dhe principeve të UEFA-s.Qëllimi ynë është që me projekte të tilla të mundësojmë kushte që meritojnë ekipet, shikuesit dhe reprezentacioni”, tha Muamed Sejdini. Gazeta Lajm/