Kryeministri Rama nuk ndalet, i surprizon të gjithë që në mëngjes (VIDEO)

Kryeministrit Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke treguar një arritje të radhës të qeverisë që ai drejton. Rama ka publikuar një video nga Shkodra, nëpërmjet të cilës na tregon transformimin që ka pësuar konvikti i vajzave në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Një gërmadhe që ishte shëmbëlltyrë e braktisjes për dekada të tëra të studentëve, e konsideron kryeministri godinën e dikurshme. ‘MIRËMËNGJES dhe me kthimin e një gërmadhe që ishte shëmbëlltyrë e braktisjes për dekada të tëra të studentëve, në një konvikt shembullor për vajzat e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ju uroj një të dielë të qetë’, shkruan Rama krah videos.