Kryeministri britanik, Johnson mbledh pjesëtarët e kabinetit pas ristrukturimit

Kryeministri britanik, Boris Johnson i ka thënë kabinetit të ri që të fokusohet në realizimin e premtimeve të Partisë Konservatore pas ristrukturimit, që ka rezultuar me largimin e Sajid Javidit nga pozita e kancelarit.

Në një fjalim në kryeministri, Johnson ka thënë se kabineti i tij duhet të vazhdojë të merret me “punët bazike” për përmirësim të jetës dhe njerëzve dhe për ofrim të mundësive.

Javid është larguar të enjten nga zyra që ka mbatjur, pasi i është thënë se mund ta mbajë pozitën vetëm nëse shkarkon ekipin e tij të këshilltarëve.

Pasaardhësi i tij, Rishi Sunak ka thënë se “ka shumë punë për të bërë”.

Në mbledhjen e së premtes, Johnson ka përgëzuar ata që kanë “mbajtur” pozitat e kabinetit, pasi gjatë ristrukturimit shumë zyrtarë të lartë janë shkarkuar.

“Neve na duhet të rikthejmë besimin e njerëzve që kanë votuar për ne në dhjetor dhe unë mezi pres të punoj”, ka deklaruar ai.

Javid, që pritej të publikonte projektet buxhetore në muajin mars, ka thënë se nuk i ka mbetur “mundësi tjetër” përveç se të japë dorëheqje pasi asnjë ministër “që respekton veten” nuk do të mund të pranonte kërkesat e kryeministrit.