Kristoffersen triumfoi në sllallom

 

Skiatori nga Norvegjia, Henrik Kristoffersen, ngadhënjeu në sllallom, që u mbajt në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:42.37 minuta dhe me një kohë më të mirë për 34 qindtat se pozita e dytë, francezi Alexis Pinturault.

 

Zvicerani Daniel Yule renditet në vend të tretë me 83 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë por ka lënë pas për 16 qindtat francezin Clement Noel.

Në disiplinën e sllallomit Kristoffersen udhëheq me 552 pikë, me një epërsi prej 57 pikësh nga Yule që renditet në pozitën e dytë, ndërsa Noel është në vend të tretë me 450 pikë etj.

 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kristoffersen sundon me 841 pikë, duke lënë pas vetes Pinturault 722, Kilde 700, Mayer 692 pikë etj.