Komisioni i Venecias: Rishqyrtim të Ligjit për gjuhët

Komisioni i Venecias i bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të rishqyrtojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve përmes konsultimeve me të gjitha palët. Ekspertët juridik të Këshillit të Evropës nënvizuan se në krahasimin me ligjin e 2008, ky ligj në mënyrë të konsiderueshme zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe dhe në disa raste shkon përtej standardeve Evropiane të vendosura në Konventën kornizë për mbrojtjen e minoriteteve dhe Kartën Evropiane për gjuhët minoritare dhe rajonale.

Duke  përshëndetën vullnetin e autoriteteve për të përmirësuar situatën gjuhësore të komuniteteve, Komisioni i Venecias gjen se në fusha të caktuar ligji i ri mund të shkojë përtej duke imponuar atë që mund të vërtetojë obligime ligjore jashtë reale mbi institucionet publike, në veçanti sa i përket përdorimit të shqipes në seanca gjyqësore të shoqëruara me sanksione të renda në rast të mos zbatimit dhe mundësisë të rikthimit të vendimeve gjyqësorë nëse do të kishte mungesë të përkthimit dhe interpretimit (përkthimit simulant) gjatë seancave.

Sipas opinionit nga ekspertët e Venecias, kjo qasje mund të ngadalësojë në mënyrë domethënëse funksionimin e të gjithë gjyqësorit duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të drejtë, e garantuar me të Konventën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Komisioni noton më tej se ligji i gjuhëve ka mungesë qartësish sa i përket dispozitave që zbatohen vetëm ndaj shqipes dhe ato të saja ndaj gjuhëve të komuniteteve tjera.

Komisioni i Venecias i drejton rekomandime të shumta autoriteteve të Maqedonisw së Veriut  sidomos në heqjen dorë nga dispozitat që kanë të bëjnë me dygjuhësinë në seancat gjyqësorë. Rekomandohet gjithashtu që detyrimi i përdorimit të gjuhës shqipe në komunikim ndër institucional dhe të brendshëm mes shërbyesve administrativ dhe atyre civil të kufizohet në komunikim zyrtar të shkruar ose futja e tij në fuqi të shtyhet deri në zbatimin e duhur të asaj dispozite sa të jetë e pranueshme.

Për sa i përket gjobave të larta ekspertët ligjor të Këshillit të Evropës thonë se këto dispozita sanksionuese duhet të shtyhen derisa ligji të amendohet me qëllim që të ofrohet qartësi ligjore e mjaftueshme, të ulet lartësia e gjobave si dhe të prezantohet elementi i shkeljes dhe parimi i proporcionalitetit.

Autoritet gjithashtu bëjnë thirrje në realizimin e një analizë të detyrimit të zbatimit të ligjit të vitit 2008 dhe vlerësimin e impaktin e burimeve njerëzore dhe atij buxhetor të ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve.