Komisioni Antikorrupsion harton strategjinë 4-vjeçare për luftën kundër korrupsionit

Komisioni Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit ka hartuar strategjinë pesëvjeçare kundër korrupsionit. Pas dorëzimit në Kuvend, e njëjta pritet të marrë dritë jeshile nga deputetët. Sipas Antikorrupsionit, Strategjia 2020-24 identifikon faktorët më të rrezikshëm për korrupsionin në shoqëri si: ndikimin politik, mungesën e integritetit personal dhe institucional, paqartësitë në legjislacion dhe transparencën e dobët. Më tej, nga Antikorrupsioni thonë se qëllimet e strategjisë mes tjerash janë rritja e nivelit të përgjegjësisë politike, forcimi i integritetit të sektorit publik, digjitalizimi si dhe ulja e korrupsionit në prokurimet publike.

Me realizimin e qëllimeve dhe masave të Strategjisë, duhet të sigurohet rritje e besimit në institucionet e sistemit, shfrytëzim efikas të resurseve publike dhe forcim të demokracisë, vlerat e shoqërisë dhe mundësitë për realizimin e të drejtave të njeriut- deklaroi Biljana Ivanovska, drejtore e Komisionit Antikorrupsion.

Gjithashtu, nga Komisioni thanë se në mesin masave që duhet ta zvogëlojnë kërcënimin nga korrupsioni në media është vetë-rregullimi i mediave të internetit. Anëtarët e korrupsionit vlerësojnë se nëse ka vullnet politik nga të gjithë pjesëmarrësit, zbatimi i të njëjtës do të jetë i pamohueshëm.

Nëse vërtet ka vullnet politik nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë Strategji, atëherë edhe zbatimi do të jetë i pamohueshëm. Unë vërtet vlerësoj se kemi bërë punë shumë të rëndësishme me ndihmën e ekspertëve, por vërtet tani na pret pjesa më e rëndë, ta përcjellim të njëjtën dhe të insistojmë në zbatimin e plotë të kësaj strategjie- tha Vlladimir Georgiev, Komisioni Antikorrupsion

Në përpunimin e Strategjisë ishin të përfshirë përfaqësues nga më shumë institucione, sektori privat, mediat, organizatat joqeveritare, ekspertë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.