Koalicioni parazgjedhor mes partive opozitare shqiptare që propozohet nga kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është i mundshëm, vlerëson analisti Sefer Tahiri. “ASH-ja para zgjedhjeve mund ta krijojë koalicion me “Besën” ose “Alternativën”, por me të dyja bashkë do të jetë e vështirë për shkak të çarjes së madhe që ekziston midis këtyre dy subjekteve që dikur ishin një”, tha mes tjerash Tahiri në një intervistë për gazetën LAJM. Thirrjen për bashkim të opozitës që bëhet nga Ali Ahmeti, analisti shqiptar  e vlerëson si tentativë për përfitime politike nga ana e kreut të BDI-së. Ai, është skeptik sa i përket mundësisë për lidhjen e kolicioneve parazgjedhore mes partive politike maqedonase dhe atyre shqiptare. Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, Tahiri, që njihet si njohës i mirë i rrethanave politike në vend, prêt që të jetë i ngushtë, si në vitin 2016. Në videon më poshtë mund të ndiqni të plotë intervistën që zhvilloi gazetari Reshat Ibrahimi me analistin Sefer Tahiri.

Sefer Tahiri: Koalicioni opozitar, i mundshëm – thirrja e Ahmetit për bashkim me prapavijë politike (VIDEO)

Sefer Tahiri: Koalicioni opozitar, i mundshëm – thirrja e Ahmetit për bashkim me prapavijë politike (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Friday, November 8, 2019
Loading...