Klubi i basketbollit për femra Shkupi, me disa gjenerata të saja, ka garuar suksesshëm në Liga të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.

Kështu, basketbollistet kanë zënë vendin e tetë në Ligën e parë, kurse në Ligën U18 prej 11 skuadrave janë renditur në vendin e katër.

Në Ligën U16 poashtu kanë zënë vendin e katër në një konkurrencë prej 12 ekipeve.

Në Ligën U14 në një konkurrencë më të fortë, ku garojnë 14 ekipe basketbollistet e Shkupit poashtu zunë vendin e katër.

“Duhet potencuar se këtyre vajzave deri tani askush nuk iu ka dhënë përkrahje finansiare, përvec disa prindërve dhe bordi i ekipit me vet finansim. Me të gjitha gjeneratat kemi pasur gjithsejtë 68 loja për një sezon, që është rekord i ndeshjeve dhe eksperience për këto mosha të reja. Ju lutem t’i përkrahim këto talente që janë nga Shkupi dhe Kumanova që janë ardhmëria dhe krenaria e basketbollit të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar trajneri Enver Miftari.

Loading...