Është ikonë e muzikës shqiptare, zëri i dëshmuar ndër vite dhe krijues i shumë hiteve dhe videoklipeve të panumërta.

Këngëtari i mirënjohur Meda po vazhdon të mbajë epitetin e artistit të dalluar, duke lënë mbrapa një bagazh të madh krijimesh, shkruan Kosovarja.

Emri i tij po ka për çfarë të përmendet, sepse duke ditur shijen e publikut dhe interesin e mediave, ai çdo herë qëndron në listën e më të përmendurit dhe më të kërkuarit.

E, përveç produktivitet që po sjell në skenën artistike, janë perfomancat e tij të veçanta, ku kudo që merr pjesë krijon atmosferë të paharrueshme dhe të pakrahasueshme.

Ngajshëm ndodhi edhe natën e kaluar, në Mitrovicë, aty ku këndoi me zemrën plot, duke dhënë maksimumin nga vetja, vetëm e vetëm që asnjëri mos të rrijë duarkryq por të gjithë të vallëzojnë e të këndojnë me të.

Për ju që ende nuk e keni parë se çfarë është atmosfera dhe si ndezet publiku për të, atëherë iu ftojmë të ndiqni videon në vijim dhe të binduni. /Kosovarja/

Loading...