Kim Kardashian thotë se dëshironë ta takojë Greta Thunberg, për të biseduar rreth ndryshimeve klimatike.

Kim Kardashian ka diskutuar për rritjen e fëmijëve të saj në botën e medieve sociale, duke u frymëzuar nga aktivistja mjedisore Greta Thunberg dhe pasionin e saj për reformën kriminale, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ylli i reality-shout, e cila aktualisht është duke vizituar atdheun e saj, Armeninë, zbuloi shumëçka në një intervistë për “Reuters”, ku rrëfeu se do të monitorojë fëmijët e saj në mediet sociale pasi është rritur pa pasur një celular.

Ajo po ashtu foli edhe për Greta Thunberg, 16 vjeçe, ku tha se dëshiron të darkojë me të.

Me 148 milionë ndjekës në Instagram, dhe 62 milionë ndjekës në Twitter, Kim quhet “mbretëreshë e rrjeteve socialel”.

Duke folur për Gretë, Kim tha “Ajo është një vajzë e re kaq e mahnitshme dhe aq e guximshme dhe trime për t’u ngritur në këmbë këtyre të rriturve që mund të jenë shumë të frikshëm dhe që ajo të jetë kaq e hapur dhe e sinqertë është pikërisht ajo që na duhet. Ndryshimi i klimës është problem serioz”.

“Do doja që çdonjëri nga familja ime ta takonte atë. Është vajzë aq e re, e guximshme dhe e fortë dhe qëndron në atë që beson”, tha ajo.

Loading...