Këto janë gratë me pozita të larta sportive në Kosovë! Njëra ka qenë edhe Miss 1995!

Kur e kishin nisur karrierën sportive në volejboll, asnjëherë nuk e kishin në mendje se një ditë do të kenë pozita të larta sportive, por më shumë lakmoni për të zënë një vend në ekip, pastaj vraponi pas rezultateve e trofeve!

Dy ish volejbolliste, dy ish reprezentuese të Kosovës, njëra ka pasur fatin të luajë edhe jashtë shtetit, në Dannunziano të Peskarës së  Italisë.

Mimoza Shkodra dhe Ganimete Gërbovci, sot mbajnë pozita të larta sportive!

Image

Mimoza

Rrugëtimi i Mimozës, nga një volejbolliste e talentuar e Dritës nga Gjilani, në periudhën e kohës së okupimit, në vitet e 90-ta, atëbotë ishte marrë edhe me hendboll e atletikë por më vonë kryesisht u përqendrua në volejboll.

Në vitet e pasluftës ishte edhe reprezentuese e Kosovës dhe prej lojtareve më besnike të Dritës, gradualisht arriti edhe në pozitën e nënkryetares së Federatës së Volejbollit të Kosovës, pozitë që e mban tash e sa vite dhe goxha i shkon fjala.

Mimoza nuk është larg mendsh që një ditë të konkurrojë edhe për kryetare të federatës edhe pse asnjëherë nuk e ka thënë këtë gjë, e cila aktualisht është edhe profesoreshë! Mos të harrojmë edhe një fakt interesant, Mimoza në vitin 1995, u zgjodh Miss Gjilani.

Image

Mimoza – Miss 1995 në Gjilan

Madje vajza e Mimozës, Megi merret me volejboll dhe është prej talenteve më të mëdha në vendin tonë. Thonë se edhe këpucën e këmbëve e ka me numër 41, sa plot burra sot nuk e kalojnë as numrin 40.

Ganimete Gërbovci ka një rrugëtim më ndryshe se Mimoza dhe më të çuditshëm, e cila i takon kohës së okupimit dhe në vitet e pas luftës, një periudhë ka punuar edhe si administratore në Federatën e  Volejbollit të Kosovës, në kohën sa ishte kryetar federate Fejzullah Ademi.

Ganja ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës, ndërsa sa i përket klubeve nga Drita kishte shkuar në Mabetex të Prishtinës së asaj kohe, që vlerësohej se kishte marrë një rrogë goxha të mirë, pa e harruar edhe kalimin e saj për një periudhë në Dannunziano të Italisë dhe më pas ka luajtur edhe në Kastriotin e Ferizajt.

Pozita e Ganjës më e larta? Ajo tani është kryetare e KV Prishtina F dhe që pretendon të futet në garat e play-off-it. Raportohet se ajo është goxha vendimmarrëse në klub dhe asgjë nuk mund të kalojë pa miratimin e saj apo njihet si “Gruaja e hekurt”!

Image

Ganimete Gërbovci

Përderisa Mimoza vajzën e saj, Megi e ka dërguar në sportin ku ka luajtur edhe vet, Ganja ka vepruar ndryshe. Ganja nuk e ka dërguar djalin Edenin në volejboll, në sportin e saj por në futboll sepse si duket e ka pa se futbolli është më i leverdishëm.  Mimoza dhe Ganja dallojnë në disa gjëra.

Përderisa Ganja ka luajtur edhe në Itali Mimoza asnjëherë në shtetet evropiane! Në këtë aspekt Ganja mund të lavdërohet, krahas saj ka qenë edhe trajnere në Prishtina F.

Ndërkaq, Mimoza mund të mburret që ka qenë edhe atlete edhe hendbolliste, edhe volejbolliste, sportiste e treanshme po ashtu edhe Miss Gjilani në vitin 1995 e sot edhe profesoreshë.  Raportohet sipas burimeve jozyrtare, se Ganja sa ishte volejbolliste ka pasur rrogë më të madhe se shumë volejbolliste tjera në Kosovë, më shumë se edhe Mimoza.

Si është nga sillet puna, nuk përjashtohet mundësia që një ditë Mimoza dhe Ganja të janë kundërshtare të ashpra, në luftë secila do të jetë kryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Krejt në fund, janë dy emra që dallojnë njëra me tjetrën dhe secila më kokëfort se tjetra në punën që bëjnë dhe në vendimet që marrin në aspektin sportiv.

Loading...