Arta Bajrami është dalluar gjithmonë për origjinalitetin dhe stilin unik që ka prezantuar.

Këngëtarja veç vokalit të saj të jashtëzakonshme, ka shfaqur gjithmonë guximin për të bërë eksperimente në pamje, shkruan “Kosovarja”.

Arta, e cila ka një karrierë të bujshme në muzikë dhe ndonëse është nënë e tre fëmijëve, ajo veçohet akoma për linjat joshëse dhe imazhet atraktive.

Energjike e guximshme dhe shumë origjinale prezantohet edhe në ditët e sotme siç u paraqit qysh nga fillimi i karrierës.

Arta përveç imazheve të ndryshme nga aktivitet e saj muzikore, shpesh ndanë edhe fotografi me familje e shoqëri.

Së fundi është parë bashkë me dy kunatat e saj, me të cilat duket se po kalon kohë të mirë.

Ajo ka treguar se ka respekt e dashuri për to, madje nuk i thërret kunata, por ‘kudita’.

“Kto jon kuditat e mia të vogla”, ka shkruar ajo krahas imazhit./Kosovarja/

Loading...