Jasir Selmani vazhdon ti mungoj Renovës në ndeshjet kampionale. Mesfushori tetovar para katër jaëvsh në sfidën ndaj Rabotnickit në Shkup lëndoi ligamentin e gjurit të këmbës së djathtë dhe që atëherë nuk ka qenë pjesë e skuadrës.

Për shkak të problemeve me gjurin, tetovari nuk është duke stërvitur.

“Unë para dy javësh u ktheva në stërvitje, por prapë kam probleme me gjurin. Momentalisht nuk jam duke ushtruar. E kam të lënduar ligamentin dhe tash të shohim nëse do të shpëtojë pa operim ose jo”, deklaroi Selmani, i cili e pranon se për të sezoni vjeshtor ka përfunduar.

Loading...