Këngëtarja shqiptare nënshkruan kontratë me labelin e njohur amerikan

Enisa ka shënuar një sukses në karrierë.

Enisa është këngëtare shqiptare, e cila dalëngadalë po ngjitet hapave të suksesit, shkruan lajmi.net.

Së fundi, përmes një postimi ajo bëri të ditur se ka nënshkruar me labelin e njohur “Atlantic Records”.

Ajo shprehet e lumtur që arriti këtë sukses, për të cilin thotë se ka pritur me shumë durim

“E ngazëllyer të ju njoftoj që kam nënshkruar marrëveshjen time të parë me Atlanticrecords @highbridgethelabel ❤️ Unë kam qenë shumë e duruar, kam pritur shumë vite derisa kam hasur në ekipin e duhur, një ekip që besoi në mua si një artiste dhe njerëz që kurrë nuk donin të më ndryshojnë. Unë e kam përshkuar këtë udhëtim vetëm për vite me radhë pa menaxhment ose ekip në përgjithësi dhe jam krenar sa kam arritur vetëm – por tani unë jam shumë e ngazëllyer për të ardhmen dhe e gatshme t’i marr gjërat në tjetër nivel. Ju dua të gjithëve & faleminderit që keni qenë me mua gjatë këtij udhëtimi 📸 @stevenpaulpereira”, ka shkruar ajo.