Kejvina Kthella i ‘hakërrehet’ policëve: Më kanë rënë në qafë

Modelja Kejvina Kthella ka shprehur mllefin që ndjen ndaj efektivëve të policisë. E ftuar në emisionin “E diell”, modelja u është përgjigjur pyetjeve provokuese të gazetarëve, ku njëra prej tyre ka qenë për policët.

Referuar përgjigjeve, modelja mesa duket i paska marrë inat efektivët blu pas arrestimit të të dashurit të saj Redjan Rrajës.

Çfarë mendon kur shikon policët vërdallë?”- e pyet Ervin Kurti.

Çfarë mendoj unë kur shikoj policët….pff mendoj që bëjnë shumë xhiro vërdallë në Bllok. Të ndalojnë kot…,”- tha Kthella.

Të kanë rënë në qafë policët domethënë?”– e pyeti sërish Kurti.

“Sigurisht që po..! E kush mund të më bjerë në qafë mua,”– tha modelja më pas duke mos qenë shumë e qartë.

Kejvina Kthella është në një lidhje me Redjan Rrajën, të vetmin person që është pas hekurave për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje në të cilën vdiq shoferi i Ndojës, Andi Maloku.