Kasami ultimatum Selës: Deri në fund të javës të prononcohet për koalicionin trepalësh

Lëvizja BESA i ka dhënë afat deri në fund të javës Aleancës për Shqiptarët që të prononcohet për koalicionin trepalësh, shkruan portali në gjuhën maqedonase Plusinfo, duke u thirrur në burime brenda partisë së Bilall Kasamit.
Në të kundërtën, thuhet në tekst, “BESA” do të del me opisione tjera, por sipas të gjitha gjasave vendimi do të jetë që ky subjekt të garojë i vetëm në zgjedhjet e 12 prillit.
Nga ana tjetër, shkruan Plusinfo, ASH-ja e Ziadin Selës dhe “Alernativa” e Afrim Gashit janë duke finalizuar negociatat për të garuar bashkërisht në zgjedhje. Tekstin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.