Kasami: Shpresoj të shënoj kundër Borecit, me fitore ta mbyllim sezonin vjeshor

Mesfushori i Struga Trim Lum, Ard Kasami, ka deklaruar se të gatshëm e presin ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor (java e 18-t) kundër Borecit.

Ai shpreson se pikërishtë në këtë takim do të shënoj golin e parë për ekipin e tij.

“Jemi 100% të gatshëm për këtë ndeshje, dhe normalishtë si në çdo ndeshje edhe kundër Borecit luajmë për fitore. Këtë sezon ende s’kam shënuar, por shpresojë ta bëjë sefte pikërishtë ndaj Borecit, duke iu revanshuar për disfatën në takimin e parë”, deklaroi Ard Kasami, futbollisti tetovar i Struga Trim Lum.

Ndeshjet e javës së 18-të
(e shtunë, ora 13:00)

Sileks-A.Pandev
(e diel, ora 13:00)

Vardar-Shkëndija
Shkupi-Makedonija GJP
Struga Trim-Borec
Renova-Rabotnicki

Tabela: Vardar 35, Shkëndija 27, A.Pandev 27, Sileks 24, Makedonija GJP 23, Struga Trim Lum 23, Shkupi 22, Borec19, Renova16, Rabotnicki15 pikë.