Kasami: Lëvizja BESA punon për një platformë opozitare për të sjellur ndryshimin tek shqiptarët (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një deklaratë për Alsat M ka thënë se Lëvizja BESA po punon për një platformë opozitare, por Kasami thotë se BESA është e hapur edhe për bashkëpunim me të gjithë spektrin politik shqiptar.

‘’Ajo që dihet që është edhe e ditur publikisht se Lëvizja BESA punon hapur për një koncept, për një platformë opozitare, por sigurisht jemi të hapur për bashkëpunim me spektrin politik shqiptar, me të vetmin qëllim që të biem ndryshimin, një ndryshim për të mirë tek shqiptarët e Maqedonisë’’ – u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.